Goli i bukur i Lionel Messit për Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli më i mirë i fazës së grupeve në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Afro 200,000 vota janë numëruar për golin më të mirë të fazës së grupeve në këtë garë, ku goditja sensacionale e Messit në xhiron e dytë kundër Manchester Cityt është zgjedhur më e mira, përcjell KosovaPress.
Vendin e dytë e zuri mesfushori i Liverpoolit Thiago, i cili shënoi një super gol në ndeshjen kundër Portos, kurse goli gërshërë i Robert Lewandowskit e pozicionon këtë të fundit në vendin e tretë.
1.Lionel Messi – 22% të votave
2.Thiago Alcantara – 14% të votave
3.Robert Lewandowski – 13% të votave