Goli i Asllanit në garë për më të mirin e xhiros së katërt të kualifikimeve për në Euro 2024 (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë e mposhti mbrëmë atë të Ishujve Faroe, ku kjo ishte fitorja e dytë me radhë e kuqezinjve në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Shqipëria e mposhti 3:1 Ishujt Faroe, me ndihmën e golave të Nedim Bajramit, Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçit, raporton KosovaPress.

Por, të gjithë vëmendjen e morri goli i Asllanit. Ylli i Interit lëshoi një super goditje nga jashtë 16-metërshit, e cila përfundoi në këndin e majtë të golit.

Tani, UEFA golin e Asllanit e ka përfshirë në listën e më të mirëve të xhiros së katërt të kualifikimeve për në Euro 2024.

Goli i Asllanit është në garë me atë të Bukayo Sakas, Arda Guler dhe Roland Sallait për tu zgjedhur më i miri i këtij raundi.

Ndërkaq, golin mund ta gjeni më poshtë.

Linkun për ta votuar golin e Kristjan Asllanit e gjeni më poshtë.

Goal of the Round | European Qualifiers | UEFA.com

Lexo edhe

Video