Goli i anuluar i Ronaldos, reagon gjyqtari kryesor i ndeshjes

Goli i anuluar i Ronaldos, reagon gjyqtari kryesor i ndeshjes

Arbitri Danny Makkelie tha se ai i ka kërkuar falje trajnerit të Portugalisë Fernando Santos pasi nuk e pranoi si të rregullt golin e Cristiano Ronaldos ndaj Serbisë.

Arbitri holandez u kritikua pasi goli që do t’ia siguronte fitoren Portugalisë nuk u pranua në Kualifikimet e Kupës së Botës, pasi Ronaldo arriti të mposhtë portierin për rezultatin 3-2, dhe topi kishte kapërcyer plotësisht vijën fatale të portës.


Arbitri kryesor dhe gjyqtari anësor nuk e pranuan golin dhe Ronaldo u tërbua pas fishkëllimës së fundit, duke hedhur shiritin e kapitenit në tokë, përcjellë KosovaPress.

“Sipas politikës së FIFA-s, gjithçka që mund të them është se i kërkova falje trajnerit të ekipit kombëtar, Fernando Santos dhe ekipit portugez për atë që ndodhi,” tha Makkelie për “A Bola”.

“Si një ekip arbitrimi, ne gjithmonë punojmë shumë për të marrë vendime të mira. Kur marrim lajme si ky, nuk na kënaq aspak ”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: