Gola i thotë Jasharajt të mos përmend emrin e kryeministrit pa prezencën e tij

Gola i thotë Jasharajt të mos përmend emrin e kryeministrit pa prezencën e tij

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dha besën në Komisionin për Arsim që nuk do të flas më, kur iu kërkua nga kryetari Ardian Gola që të mos përmend emrin e kryeministrit, meqë nuk është i pranishëm. Megjithatë, Jasharaj vazhdoi të përgjigjet në pyetjet në lidhje me kërkesat që kanë për të dalë nga greva.

“I gjithë sektori publik i kanë adresuar të njëjtat kërkesa. A ka mundësi a jo, ne nuk kemi shkuar pëmendsh e kemi analizuar situatën. Por vullneti i qeverisë mungon”, tha ai.


Ndërkaq Ymer Ymeri nga SBAShK ka treguar për kërkesat që kanë paraqitur edhe në takimet e fundit me Avokatin e Popullit.

“Kërkesat që i kemi reduktuar në bisedë në Avokatin e Popullit duke mos anashkaluar edhe ato fillestare, kërkesa prej 50 euro të vazhdon dhe të ketë rritje të pagës prej 10,45 për qind deri në dhjetor. 

Ai theksoi se janë 13 shkolla të plota dhe dy prej klasës 1 deri në 5 që po mbajnë mësim. Po ashtu ka shtuar se janë 81 mësimdhënës të tjerë të cilët janë duke vijuar me mësimin.

Lexo edhe

Video