Goditi me thikë të dashurin për shkaqe xhelozie, një muaj arrest shtëpiak për vajzën nga Ferizaj

Goditi me thikë të dashurin për shkaqe xhelozie, një muaj arrest shtëpiak për vajzën nga Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.


Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka tentuar që ta provojë nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte marrë me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lexo edhe

Video

error: