Godet xhamat në diskotekën e Gjilanit, alarmohen nga gjaku edhe disa banorë në Prishtinë

Një person ka goditur xhamat e një diskoteke në Gjilan, ku si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në ora 03:15 në diskotekën “Stop”.

“Pas marrjes së informatës rastit ju kanë përgjigjur njësitet nga stacioni policor në Gjilan. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se Një person Shqiptar shtetas i Kosovës ka pësu lëndime i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan e më pas në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas mjekut i njëjti ka pësuar lëndime të rënda nga xhamat. Në vend të ngjarjes ka qenë edhe Forenzika. Sipas deklaratave të dëshmitarëve dhe incizimeve të kamerave, viktima vetë i ka godit xhamat e dyerve ku si pasoj ka pësuar lëndime”, ka thënë ai.


Sipas tij, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cila rastin e ka cilësuar si “Vetëvrasje në Tentativë’’ dhe i dedikohet njësisë së hetimeve staciono policor në Gjilan.

Ndërkohë, sot qytetarët në Prishtinë, raportuan se në rrugën “Konstandin Kristoforidhi”, është parë një veturë në të cilën shihen njolla gjaku.

Banorët thanë se bëhet fjalë për një plagosje. Megjithatë, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress, se menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, tha ajo.

Lexo edhe

Video