Godet me shkop bejsbolli Gabrielin e Arsenalit, gjykata e dënon me kaç vite burg grabitësin

Godet me shkop bejsbolli Gabrielin e Arsenalit, gjykata e dënon me kaç vite burg grabitësin

Në muajin gusht të këtij viti, mbrojtësi brazilian i Arsenalit Gabriel kishte pasur një incident në shtëpinë e tij.

Një grabitës, i cili kishe për synim që të vjedh veturën Mercedes të Gabriel, fillimisht i afrohet mbrojtësit të Arsenalit për t’ia kërkuar çelësat e veturës dhe ku ky i fundit e pranon këtë gjë, përcjell KosovaPress.

Por dorëzimi nuk ishte në mendjen e Gabriel pasi që mbrojtësi brazilian tentoi që më pas të godet grabitësin, por që ky tentim nuk ishte zgjidhja më e mirë për të.


Grabitësi me shkop të bejsbollit e godet Gabrielin disa herë në trup, dhe pastaj largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Rreth këtij incidenti, policia ka arrestuar grabitësin, emri i të cilit është Abderaham Muse, dhe gjykata ka marrë vendim që Muse të dënohet me pesë vite burgim.

Lexo edhe

Video