Globus Tavel me oferta speciale për pushime gjatë sezonit turistik

Përmirësimi i situatës me pandeminë dhe afrimi i sezonit turistik, ka bërë që të rriten kërkesat për turizëm. Riviera turke mbetet destinacioni i preferuar i kosovarëve për të kaluar pushimet verore.

Drejtori menaxhues i agjencisë turistike “Globus Travel”, Fisnik Dragusha thotë se si agjenci po përjetojnë një shpërthim të kërkesave për pushime, ku krahas kërkesave thotë se po rritin edhe destinacionet.

Ai në një intervistë për KosovaPress, tregon se janë fokusuar që këtë vit të ofrojnë paketa turistike në vendet që janë më të sigurta sa i përket pandemisë.

“Pas vendimit për ndryshimin e masave që u morën në regjion, por edhe në Kosovë, pas njoftimit edhe për numrin e vaksinave dhe kontratave për vaksina, pas ndryshimit të masave që ndodhën, e kisha quajt si ‘boom’ të kërkesave, sidomos në këto ditët e fundit, në mënyrë masive, secili prej qytetarëve që çdo vit shkon në pushime çdo ditë është duke u interesuar në masë të madhe. Kjo është e natyrshme sepse është kalimi prej një pjese të pamundësisë për udhëtim në një mundësi për udhëtim dhe vjet ka plot klient që ju ka munguar udhëtimi dhe normalisht që kjo ndikon në rritje të kërkesës”, thotë ai.


Derisa “Globus Travel”, po ofron fluturime direkte për në Antalia, Dragusha bënë të ditur edhe datën e fluturimit të parë për në Bodrum.

“Ka çmime speciale sa të duash, ka plot. Na tash kemi nisje të ofertave tona direkt për Antalia. Por fluturimi i parë, i charterit direkt për Bodrum fillon më 17 korrik, ku po ashtu ka oferta shumë të mëdha speciale, të cilat i kemi të publikuara dhe vazhdimisht po ka vizita prej klientëve, duke filluar prej 450 euro e sipër për paketë, duke përfshirë të gjitha taksat, janë paketat që po qarkullojnë nga Globus Travel nëpër treg, të cilat mund të blihen nga secila agjenci anëtare e Globus-it kudo në Kosovë”, thotë Dragusha.

Ai thekson se janë përkujdesur që klientëve të “Globus Travel”, t’iu ofrojnë destinacione të sigurta sa i përket virusit COVID, duke përfshirë edhe vendet e rajonit.

“Ne jemi fokusuar në destinacionet që tani për tani janë të sigurta sa i përket masave ndaj COVID-it, ndaj virusit, gjithsesi ndaj resorëve që janë të sigurta dhe që kanë dëshmuar që kanë qenë mirë të përgatitura për hapje të sezonit. Deri më tani, deri në mars, ka qenë Dubai destinacion i vazhdueshëm, deri më tani nuk është se po ndalet. Mirëpo, si destinacione tjera më të favorshme, e që kanë qenë vit pas viti dhe që s’ka që i ndal është Turqia, duke përfshirë destinacionin e Antalia-s, me të gjitha zonat dhe Bodrumin si diçka më e re që është në treg, me fluturime direkte.. Mandej, normalisht, Shqipëria dhe Mali i Zi janë destinacione të cilat ofrohen kohët e fundit, kryesisht vikendeve, po ka filluar edhe kërkesa për rezervime më të gjata javore, 10 ditore”, thotë Dragusha.

Lexo edhe

Video

error: