Gjysmëfinalja e Euro 2022 në futsall, gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë mes Portugalisë e Hungarisë

Gjysmëfinalja e Euro 2022 në futsall, gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë mes Portugalisë e Hungarisë

Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

Aktualisht është duke u zhvilluar Kampionati Evropian Euro 2022 në futsall për femra, ku turneu tanimë ka prekur fazën finale.

Spanja arriti që ta shkatërrojë mbrëmë Kombëtaren e Ukrainës me rezultat 9:0, kurse Portugalia e mposhti me rezultat të thellë 6:0 Hungarinë, përcjell KosovaPress.

Në fakt, në gjysmëfinalen mes Portugalisë e Hungarisë u shkrua historia, ku drejtësinë e ndau gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba.

Për këtë gjë ka reaguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u shpreh krenar me arritjen e Florentinës teksa tregoi se është duke u punuar në këtë drejtim për të krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s.


“Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.

Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.

Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK”, reagimi i Ademit.

Lexo edhe

Video