Gjysmëfinalet e Superkupës së Kosovës, spikat derbi mes Yllit e Sigal Prishtinës

Gjysmëfinalet e Superkupës së Kosovës, spikat derbi mes Yllit e Sigal Prishtinës

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në basketbollin vendor, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës.

Ndeshja e parë e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ku Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën, raporton KosovaPress.

Për ta siguruar këtë fazë, Sigal Prishtina e eliminoi Ponte Prizrenin në çerekfinale, kurse Ylli e mposhti me lehtësi Vëllaznimin me shifrat 94:77.

Po ashtu, krahas takimit mes Yllit e Sigal Prishtinës do të zhvillohet edhe përballja tjetër tejet interesante mes Pejës e Trepçës, e cila fillon nga ora 20:30.


Peja e mposhti Bashkimin në çerekfinale, kur Trepça e eliminoi Rahovecin.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superkupën e Kosovës e gjeni më poshtë.

17:00 Ylli – Sigal Prishtina

20:30 Trepça – Bashkimi

Lexo edhe

Video