Gjysma e 63,000 ukrainasve të akomoduar në hotelet buzë detit pritet të largohen nga Bullgaria

Gjysma e 63,000 ukrainasve të akomoduar në hotelet buzë detit pritet të largohen nga Bullgaria

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Mariana Tosheva ka thënë se refugjatët ukrainas të vendosur në hotelet bregdetare bullgare do të zhvendosen deri në fund të muajit. Tosheva tha se për momentin 63.000 ukrainas janë duke qëndruar në hotelet buzë detit.

Sipas Toshevës, situata është dinamike dhe më shumë se gjysma e atyre 63,000 ukrainasve nuk pritet të qëndrojnë në Bullgari.

Tosheva duke folur në Radion Kombëtare Bullgare të dielën, tha se më shumë se 33,000 vende për akomodim janë konfirmuar në objektet komunale për të pritur refugjatët e zhvendosur nga hotelet buzë detit. Objektet komunale që strehojnë refugjatët ukrainas do të marrin mbështetje në shumën prej 15 leva/ditë për person.


Tosheva tha se programi për akomodimin e refugjatëve ukrainas në hotelet bullgare, të cilët marrin ndihmë shtetërore për këtë, ishte rënë dakord të përfundonte më 31 maj. Ajo tha se masa ishte shpallur si e përkohshme dhe se nga 1 qershori “faza e integrimit fillon, pasi këta njerëz kanë pasur kohë të vendosin se, të thonë nëse janë të gatshëm të gjejnë punë dhe ku”.

Tosheva tha se shqetësimet e ukrainasve që duhet të zhvendosen janë të kuptueshme. Ajo theksoi se askush nuk do të lihet jashtë në rrugë. Tosheva tha se ukrainasit në Bullgari po kërkojnë në mënyrë aktive punësim dhe citon shifra që tregojnë se 70% duan të fillojnë punën menjëherë, 17% janë të gatshëm ta bëjnë këtë më vonë, pas një deri në gjashtë muaj. Më shumë se 60% e ukrainasve që erdhën në Bullgari pas fillimit të luftës kanë diploma të arsimit të lartë dhe 30% kanë diploma të arsimit profesional, tha ajo.

Tosheva tha se 2,441 ukrainas hynë në Bullgari të shtunën, por 2,792 u larguan. Ajo vuri në dukje se është vërejtur qe një jave se numri i ukrainasve që largohen nga Bullgaria është më i lartë se numri i të ardhurve.

Deri më 12 maj, gjithsej 252,826 njerëz që ikën nga lufta në Ukrainë kishin mbërritur në Bullgari. Më shumë se 103,000 prej tyre janë me status të mbrojtjes së përkohshme./BTA/

Video