Gjyqtarët e Superligës marrin pjesë në seminarin e radhës për VAR

Gjyqtarët e Superligës marrin pjesë në seminarin e radhës për VAR

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës. Ky seminar si qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyerjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve. Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.


Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.

Lexo edhe

Video