Gjyqtarë të Shqipërisë vizitojnë Kushtetuesen

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani po pret në takim përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës së Lartë.

Ky delegacion nga Shqipëria është i udhëhequr nga kryetarja e Kushtetueses në Shqipëri, Vitore Tusha.


Në këtë takim nuk ka pasur deklaratë për media.

Nga këtu, takimi do të vazhdojë edhe në Presidencë.

Për dy ditë radhazi, Gjykata Kushtetuese e Supreme e Kosovës dhe Shqipërisë kanë shkëmbyer pikëpamjet profesionale mbi rolin dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet juridiksionit të gjykatave kushtetuese dhe gjykatave të rregullta në vendet reciproke.

Lexo edhe

Video