Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëgjohet dëshmitarja e dytë nën masa mbrojtëse
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitares së dytë në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ajo është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ajo pretendon se disa pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e saj.

Dëshmitarja e ZPS-së ka thënë se kishte biseduar me dy persona, ndërsa të tjerët sipas saj ishin jashtë oborrit të shtëpisë.

“Kemi qenë brenda e gjithë familja, vetëm djali i vogël ka qenë në oborr, jashtë shtëpisë, ka thënë disa njerëz kanë ardhur, kanë hyrë në oborr dhe të tjerët janë rreth gardhit. Kur kam dalë, aty ndërkohë kanë ardhur edhe dy kushërinjtë të mijë. Dy që kanë hy në oborr, me ata kam biseduar, ata të tjerët kanë qenë më larg, dy metra larg shtëpisë, rrethojave të oborrit, dhe vetëm që i kemi parë, nuk i kemi njohur. Kanë biseduar me këta dy që kanë qenë në oborr, u kam kërkuar u kam thënë me leje të kujt keni ardhur me hy në oborr tonin, kanë treguar, me lejen e shtabit të përgjithshëm në Jabllanicë”, ka thënë dëshmitarja me numrin 6.

Tutje, seanca ka vijuar me përmbajte të redaktuar dhe e mbyllur për publikun.

Pas kësaj, dëshmitarja ka thënë se me sulmet e NATO-s, ajo dhe familja ishin larguar për në Shqipëri.

Kjo dëshmitare do të vazhdojë të dëgjohet edhe në pjesën tjetër të seancës.

Para fillimit të kësaj dëshmie, Pjetër Shala ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit.

Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/pjeter-shala-largohet-nga-salla-e-gjyqit-avokati-ai-po-dridhej-dhe-eshte-ne-ankth/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024