Gjykatat reduktojnë punën dhe pezullojnë çdo bashkëpunim me qeverinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka marrë vendim për reduktimin e punës së gjykatave dhe të njëjtat do të punojnë vetëm për shërbimet esenciale. Këshilli ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të anulojë vendim për uljen e pagave dhe e ka quajtur atë kundër kushtetues. Sipas tyre, një vendim i tillë është dekurajim për gjyqtarët dhe do të ndikojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin, Këshilli do të marrë masa tjera nga data 8 dhjetor e këtij viti.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga qeveria e Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin numër 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbimet esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga këshilli gjyqësor i Kosovës në takimin e datës 24 nëntor 2022 pra nesër. Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Nëse qeveria e Kosovës nuk shfuqizon vendimin e datës 23 nëntor 2022 numër 03/109, Këshilli Gjyqësor  Kosovës me datë 8 dhjetor 2022 do të vendosë për masa të tjera. Ky vendim i këshillit hyn në fuqi sot me datë 23 nëntor 2022”, ka thënë kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, është qesharake që ulja e pagave në gjyqësor të arsyetohet me nivel të uëlt të luftës kudër krimit dhe korruspionit.


“Absolutisht nuk mund të jetë në asnjë mënyrë justifikim zbritja e pagave në gjyqësor, madje mund ta quaj qesharak, me diskutimin që lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në nivel të ulët, ne duhet të angazhohemi të gjithë në mënyrë serioze në një formë të thellë çka ne si sistem kemi qenë të gatshëm dhe e kemi përkrah në shumë iniciativa qeverinë për të avancuar sundimi e ligjit, por absolutisht ky vendim i sotëm do të ndikojë madje edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi që është një dekurajim dhe rrënim i pozitës së dhe statusit të gjyqtarit. Patjetër që Këshilli Gjyqësor i Kosovës këtë vendim të qeverisë konsideron si përpjekje me ndiku drejtpërdrejt në punën e sistemit gjyqësor, me interferu në punën e sistemit gjyqësor dhe me zvogëlu pavarësinë e sistemit gjyqësor”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeveria duhet të qëndrojë larg gjyqësorit dhe ka shtuar ase nuk do të tërhiqen nga vendimet e tyre derisa qeveria të reflektojë.

Në mbledhjen e sotme qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Qeveria ka vendosur që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë si para vitit 2017./G.Kadrija

Lexo edhe

Video