Gjykatat Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë me memorandum bashkëpunimi

Gjykatat Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë me memorandum bashkëpunimi

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja Gresa Caka – Nimani, po qëndron në vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetarja Caka – Nimani dhe homologia e saj shqiptare, Vitore Tusha, nënshkruan dje në një ceremoni solemne memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave përkatëse, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të dy gjykatave për një periudhë të re pesëvjeçare, në fushat me interes të ndërsjellë.


Memorandumi i bashkëpunimit, ndër të tjera, parasheh zhvillimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh me qëllim të përvetësimit të praktikave më të mira evropiane të së drejtës kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, forcimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe përmirësimin e komunikimit me publikun.  

Me përkrahjen e fondacionit gjerman “Hans Siedel Stiftung”, në vazhdim të vizitës në Shqipëri, gjyqtarët e të dy gjykatave kushtetuese sot morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore – praktikat respektive sipas jurisprudencës kushtetuese”.   

Lexo edhe

Video