Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, rryma do të faturohet me tarifa të reja

Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, rryma do të faturohet me tarifa të reja

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjykata Supreme vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i Gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë.

Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashur t’i  vlerësojë drejt të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, andaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, thuhet në komunikatë.


Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, thuhet tutje në komunikatë, arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës  dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen.

“Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë  të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik”, thekson Gjykata Supreme.

Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës  së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me  shqyrtimin e ligjshmërisë së  aktit administrativ, përfundon komunikata e Supremes. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.