Gjykata Speciale pushon hetimet ndaj Sokol Bashotës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gjykata Speciale pushon hetimet ndaj Sokol Bashotës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj Sokol Bashotës.

Bashota në vitin 2019 ishte i ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar.

“Pas pesë vjet hetimesh, më 19 nëntor 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”, ka shkruar Bashota në Facebook.

Ai ka theksuar se pushimi i hetimeve është dëshmi e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore. Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht”, ka shkruar Bashota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025