Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Salih Mustafës

Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Salih Mustafës

Ish- eprori i UÇK-së Sali Mustafa u arrestua sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kjo është konfirmuar përmes një komunikate për media nga zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.


“Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, ka thënë Bennett.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara. Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur, përfundon komunikata.

Lexo edhe

Video

3 Comments

  • […] Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Salih Mustafës Gjykata Speciale publikon aktakuzën ndaj Salih Mustafës Prokuroria në Hagë përmend 16 dëshmitarë dhe një libër në rastin e Salih Mustafës Fillon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë Prokuroria e mbrojtja në Hagë nuk pajtohen rreth fillimit të gjyqit ndaj Salih Mustafës Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale ​Paraqitet dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës në Hagë Gjykimi në rastin e Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk dua të përmend emrin e të akuzuarit asnjëherë ​Flet dëshmitari i parë në Hagë në rastin e Salih Mustafës: Çdo gjë u bë me urdhër të të akuzuarit Salih Mustafa lëshon sallën, seanca shkon në pauzë ​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen Dëshmitari thotë se gjatë qëndrimit në Zllashë ka dëgjuar emrin “komandant Cali” Dëshmitari: Më ka ardhur marre me i tregua mjekut që më ka rrahur UÇK-ja ​Gjykimi në Hagë, dëshmitari thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin por e di që është ai i cili e ka rrahur Pyetjet e mbrojtëses së viktimave për dëshmitarin e parë në Hagë po zhvillohen në seancë të mbyllur ​Dëshmitari në Hagë: Personat që më kanë mbajtur kanë pasur tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja […]

  • […] Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari ndryshon deklaratat ​Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Salih Mustafës Prokuroria në Hagë përmend 16 dëshmitarë dhe një libër në rastin e Salih Mustafës […]

  • […] e radhës ndaj Salih Mustafës Seanca dëgjimore për Salih Mustafën mbahet më 28 tetor Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Salih Mustafës Gjykata Speciale publikon aktakuzën ndaj Salih […]

Komentet janë të mbyllura.