Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

Gjykata Speciale ka vendosur që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Thaçit tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kreut të UÇK-së, raporton Klan Kosova.


I njëjti ka urdhëruar mbrojtjen e ish presidentit të vendit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: