Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Gjykata shtyn vendimin e Inspektoratit të Punës për kthimin e Sejdiut në krye të ShSKUK-së

Gjykata shtyn vendimin e Inspektoratit të Punës për kthimin e Sejdiut në krye të ShSKUK-së

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Bordit Drejtues të ShSKUK-së për shtyrjen e ekzekutimit të  Vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin e Basri Sejdiut në pozitën e drejtorit.

QKUK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik  dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  Aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është aprovuar kërkesa e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të datës 05.10.2020, për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor,  sipas padisë së bërë nga Bordi Drejtues  i ShSKUK-së.


 Bordi Drejtues i SHSKUK, edhe njëherë shprehë bindjen se Vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar.

Kujtojmë se Basri Sejdiu u shkakrua nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së dhe në vend të tij u emërua Valbon Krasniqi.

Lexo edhe

Video

error: