Gjykata merr vendim: Burgim i përjetshëm për ‘kasapin e Bosnjës’

Gjykata merr vendim: Burgim i përjetshëm për ‘kasapin e Bosnjës’

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka dhënë vendimin përfundimtar për ish-shefin e ushtrisë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i cili kishte apeluar dënimin për gjenocid ndaj tij, raporton KosovaPress.

Kjo gjykatë hodhi poshtë apelin e Mlladiqit dhe mbështeti dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë, më 1995.

Mlladiq, ishte dënuar më 2017. Masakra, në një enklavë që supozohej të ishte nën mbrojtjen e KB-së, ishte mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.


Ende nuk dihet se ku Mlladiq do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit të tij.

Sipas panelit të Apelit të përbërë prej pesë personash, Mlladiq ka dështuar në sigurimin e provave për të zhvleftësuar dënimet e mëparshme kundër tij.

Gjatë seancës, Mlladiq e quajti gjykatën ‘fëmijë të fuqive perëndimore’. Avokatët e tij argumentonin se ai ishte larg Srebrenicës kur ndodhi masakra.

Mlladiq, i njohur edhe si ‘Kasapi i Bosnjës’, ishte një nga të dyshuarit e fundit që u përballë me gjyqin e një gjykate ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ai ishte arrestuar me 2016, pas 16 vitesh në arrati.

Lexo edhe

Video

5 Comments

Komentet janë të mbyllura.