Gjykata Kushtetuese nesër vendos për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese nesër vendos për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”.


“Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.  Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore. Të gjitha mediat dhe palët e tjera të interesuara do të mund ta ndjekin seancën dëgjimore drejtëpërdrejt duke klikuar në linkun: http://gjk-ks.org/live-streaming/“, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe

Video