Gjykata i jep të drejtë Gjokoviçit, por Australia mund t’ia anulojë sërish vizën serbit

Gjykata i jep të drejtë Gjokoviçit, por Australia mund t’ia anulojë sërish vizën serbit

Gjykata australiane vendosi që t’i jap të drejtë tenistit Novak Gjokoviç dhe të shfuqizojë vendimin për anulim të vizës duke e lënë serbin që të hyjë në Australi. Gjykatësi Anthony Kelly tha se nuk kishte arsye bindëse se pse zyrtari kufitar mori vendimin për anulimin e vizës së tenistit.

Vendimi i parapriu seanca në të cilën të dy palët, avokatët që përfaqëosnin shtetin australian dhe serbin, paraqitën provat e tyre.

Gjykata kërkoi që pasaporta t’i kthehet Gjokoviçit menjëherë si dhe t’i lejohet hyrja në Australi.


Megjithatë, shteti australian nuk është dorëzuar dhe mund të konsiderojë që të anulojë sërish vizën serbit.

Avokati që përfaqësoi shtetin australian, Chris Tran, deklaroi se ministri i Imigracionit po konsideorn anulimin e vizës.

Sipas ligjit të imigracionit të Australisë, ministri ka kompetencë për të anuluar vizat për çfarëdo arsye.

Nëse ministri vendos të anulojë vizën serbit, atëherë Gjokoviç mund t’i ndalohet hyrja në Australi për tri vite.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.