Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar ankesën e palëve të akuzuara kërkesat për hudhje të aktakuzës për korrupsion ndaj Ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë.

Se ndjekja penale ndaj të gjithë të akuzuarve ka përfunduar, është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.


“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në çështjen penale kundër të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.,dhe M.B.-P. për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të akuzuarit A.O., B.U. dhe M.B-P. edhe për veprën penale në bashkëkryerje Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore nga neni 402 par.2 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 të datës 24.07.2020, jashtë seancës së shqyrtimit gjyqësor ka vendosur lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve dhe ka aprovuar kërkesat për hedhjet të aktakuzes dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.,dhe M.B.-P., kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 e datës 24.07.2020, si i pabazuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Tutje thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PP.I.nr.105K/2018 të datës 24.07.2020, dhe ka pushuar procedurën penale kundër të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., dhe M.B.-P.,  për veprat penale të përshkruara si më lartë”.

Lexo edhe

Video

error: