Gjukanoviq takoi presidentin e zgjedhur: Mali i Zi të ecë në rrugën e zhvillimin evropian
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka pritur në takim presidentin e zgjedhur, Jakov Millatoviq. Dy ditë para ceremonisë së betimit, Gjukanoviq i ka uruar pasardhësit të tij mandat të suksesshëm dhe që nga pozita e presidentit të kontribuojë në realizimin e interesave kombëtare të vendit.

Gjukanoviq ka thënë se praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit është e mirëseardhur në rritjen e kulturës demokratike në Mal të Zi.

https://kosovapress.com/admin/gjukanoviq-pranon-humbjen-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-malit-te-zi/

Ai ka theksuar nevojën për vazhdimin e rrugës euro-integruese të Malit të Zi.

"Pozicioni i presidentit në atë politikë është shumë i rëndësishëm dhe me shumë ndikim, besoj se kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme, besoj se Mali i Zi do të vazhdojë të ecë me sukses në rrugën e zhvillimit evropian”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bosmani-konfirmon-pjesemarrjen-ne-inaugurimin-e-presidentit-te-ri-malazez/

Në anën tjetër, presidenti i zgjedhur, Jakov Millatoviq, ka thënë se tranzicioni demokratik i pushtetit është një shembull i mirë për Malin e Zi.

"Shfrytëzoj rastin të falënderoj zotin Gjukanoviq për diskutimet konstruktive, ju e dini që jemi konkurrentë dhe kundërshtarë politikë, por në fund të fundit edhe me këto diskutime kemi treguar se mbi të gjitha jemi të përkushtuar për rolin dhe funksionin shtetëror që ka kryer deri më tani z. Gjukanoviq dhe që unë tash e tutje do ta kryej”, ka thënë ai.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Jakov Milatoviq, do të mbahet të shtunën, më 20 maj, në Kuvendin e Malit të Zi, ku pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024