Gjuajtje me armë drejt një autobusi në Gllogjan, vdesin shoferi dhe dy nxënës

Gjuajtje me armë drejt një autobusi në Gllogjan, vdesin shoferi dhe dy nxënës

Një shofer i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, sipas të cilave Policia dhe prokurori i rastit kanë dal në vendin e ngjarjes tragjike.


Vdekjen e tre personave e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, i cili ka thënë se autobusi qarkullonte në relacionin Deçan-Gjakovë.

Nikqi shtoi se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ku si pasojë ka vdekjen e tre personave.

“Prokurori është në vendin e ngjarjes dhe ende është herët të flitet për motivet e këtij sulmi“, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.