Gjuajti me armë policët dhe një person tjetër

Gjuajti me armë policët dhe një person tjetër

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Pasi ka arritur policia në vendin e ngjarjes i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policor dhe është larguar në drejtim të panjohur.


Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishekë. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe

Video