Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet personi i dyshuar
Lexohet për: 1 min.
ahengjet-te-shtena
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në të hënën në Ferizaj pas dyshimeve se ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu familjar.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘Vëllezërit Gërvalla’, në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Rasti sipas policisë është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm"  dhe "Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025