Gjonbalaj: NATO-ja është vigjilente, e gatshme të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës

Gjonbalaj: NATO-ja është vigjilente, e gatshme të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës

Zyrtari i NATO-s për diplomacinë publike në Bruksel, Afrim Gjonbalaj, ka thënë se NATO-ja është vigjilente dhe e gatshme të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

” Aleanca Veri-Atlantike, siç ka theksuar më parë është vigjilente dhe është 24/7 në monitorimin e situatës në tërë territorin e Kosovës, sidomos në këto momente, poashtu edhe në veri të Kosovës. Aleanca Veri-Atlantike gjithmonë e ka theksuar se sa i përketë marrëveshjeve politike i takon BE-së, të ndërmjetojnë apo të jenë vëzhgues se çfarë marrëveshje do të zgjidhet, prandaj edhe siç ka theksuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili ka bërë edhe një telefonatë me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Borell, ku edhe ka theksuar se është zhgënjyer që nuk është arritur një marrëveshje”, u shpreh ai.


Ai gjithashtu tha se  NATO-ja ka forca të mjaftueshme për të garantuar  sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Me rëndësi është që në këtë moment që këto mosmarrëveshje të zgjidhen sa më shpejtë që është e mundur, pra të mos shkohet rreth eskalimit të situatës. NATO-ja beson që është me rëndësi që të vazhdohen kontaktet mes Prishtinës dhe Beogradit që të arrihet një marrëveshje për moseskalimin e situatës. Pra, NATO-ja është vigjilente 24/7 në monitorimin e situatës. Sa i përketë Aleancës Veri-Atlantike, ajo ka forca të mjaftueshme që të jetë e gatshme që të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës”, u shpreh tutje ai./Klan Kosova

Lexo edhe

Video