Gjithnjë e më shumë prova të një lidhje midis alkoolit dhe kancerit

Gjithnjë e më shumë prova të një lidhje midis alkoolit dhe kancerit

Ekspertët analizuan të dhënat për konsumin e alkoolit nga 2010 dhe incidencën e kancerit në 2020.

Periudha dhjetë vjeçare e diferencës u mor sepse shumë lloje të kancerit, të tilla si kanceri i gojës, laringut dhe gjirit te gratë zhvillohen ngadalë, dhe tashmë është vërtetuar se ato kanë një lidhje pasuese me konsumin e alkoolit.

Nga 741.300 raste të reja të kancerit të vitit të kaluar që mund të lidhen me konsumimin e alkoolit, 568.700 ishin burra dhe 172.600 ishin gra.


Shumica e kancereve ishin të ezofagut, mëlçisë dhe gjirit. Pothuajse 47 për qind e rasteve kanë të bëjnë me alkoolizëm të rëndë, të cilin autorët e përcaktojnë si marrje e 60 ose më shumë gramëve alkool etanol në ditë ose 6 ose më shumë pije.

Konsumimi i 20 deri në 60 gramë në ditë – 2 deri në 6 pije – të cilat autorët e studimit i konsiderojnë “të rrezikshëm”, përbënin 39.4 për qind të rasteve. Pirja e moderuar, deri në 20 gramë alkool etanol, kontribuoi në zhvillimin e kancerit në 14 për qind të njerëzve.

“Ne kemi nevojë urgjente për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lidhjen midis alkoolit dhe rrezikut të kancerit,” tha Harriet Ramgey, një studente doktorate pranë Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit në OBSH.

Sipas saj, duhet të hartohen strategji të shëndetit publik, të tilla si ulja e disponueshmërisë së alkoolit, etiketimi i produkteve të alkoolit me një paralajmërim dhe ndalimi i reklamimit të pijeve alkoolike.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.