Gjini: Qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre lirshëm

Gjini: Qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre lirshëm

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës, Ardian Gjini pasi ka votuar në shkollës fillore ”Mustafa Bakija”, u bëri thirrje gjakovarëve që sa më shumë të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Gjini i cili është edhe kryetar i Gjakovës thotë se sot e presin verdiktin e qytetarëve.


“Ajo që iu them është që në këtë ditë të mirë është tepër me rëndësi që secili qytetar nga çdo cep i komunës të dalin dhe të votojnë ta shprehin vullnetin e vetë të lirshëm. Ne kemi punuar të gjithë jemi munduar por sot është dita e qytetarëve ata duhet të dalin dhe të votojnë të gjithë i madh dhe i vogël që kanë të drejtë vote. Është një ditë e jashtëzakonshme është një ditë e mirë gjithë po i kryejmë punët tona e presim votën e qytetarit e presim verdiktin e tyre. Jam i bindur që qytetarët tanë dinë të votojnë qytetarët kanë mësuar”, tha ai.

Në komunën e Gjakovës të drejtë vote kanë 113mijë e  165 të cilët mund të votojnë në 34 qendra të votimit.

Lexo edhe

Video

error: