Komuna e Gjakovës ka njoftuar se përmes programit të UNICEF-it në Kosovë, në këtë komunë janë realizuar projekte fantastike, me fokus të veçantë në shëndetësi, arsim, rini, si dhe në përmirësimin e mirëqenies.
Gjatë takimit me specialistin e politikave sociale në zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Dren Rexha, kryetari i komunës, Ardian Gjini, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritanishëm i cili ka ndikuar dukshëm në mënyrë pozitive në jetën e banorëve të komunës sonë.
“Jam shumë i lumtur që kjo frymë bashkëpunimi mes nesh për të sjellë projekte me vlerë për banorët e komunës tonë, do të vazhdojë edhe më tutje” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.