Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se ka përfundimi i rrugëve me gjatësi 3.25km në fshatin Kralan iu ka hapur mundësi banorëve të kësaj zone të qarkullojnë lirshëm në fshatrat përreth dhe fëmijëve një qasje më të lehtë drejtë shkollës.
“Punët e domosdoshme duhet çuar deri në fund. Një infrastrukturë e mirë është bazë për zhvillim”, ka shkruar ai në Facebook.