Gjini e Çeku dakordohen që projektet e nisura të përfundohen në afatin e përcaktuar

Gjini e Çeku dakordohen që projektet e nisura të përfundohen në afatin e përcaktuar

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur në takim ministrin e kulturës, Hajrullah Çekun.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Gjini ka treguar se kanë pasur një bisedë konkrete për bashkëpunimin në mes dy institucioneve.


“U dakorduam me ministrin që të gjitha projektet e nisura të përfundohen në afatin e përcaktuar, në menyrë që, përsëri bashkarisht, të nisim projekte të reja, të cilat janë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës”, ka shkruar kryetari i Gjakovës.

“E mirëprita sot në zyrën time, ministrin e Kulturës, Sportit dhe Teknologjisë, Hajrullah Çekun, me të cilin zhvilluam një bisedë konkrete për bashkëpunimin në mes dy institucioneve tona, konkretisht projektet e përbashkëta që komuna dhe ministria janë duke i realizuar bashkarisht. U dakorduam me ministrin që të gjitha projektet e nisura të përfundohen në afatin e përcaktuar, në menyrë që, përsëri bashkarisht, të nisim projekte të reja, të cilat janë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Falenderues për angazhimin dhe sinqeritetin e ministrit Çeku”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Lexo edhe

Video