Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë si mysafire e Ulpianës, duke e mposhtur me rezultat 4:0, përcjell KosovaPress.
Me tre pikët e reja, Gjilani ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 58 pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm, Ulpianës, që zë vendin e nëntë me 24 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, krahas takimit mes Ulpianës e Gjilanit u zhvillua edhe ndeshja mes kampionit aktual Prishtinës dhe skuadrës së Dukagjinit, në të cilën fitoi skuadra mysafire me rezultat minimal 1:0.
Me pikët e reja, Dukagjini ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm Prishtina në vendin e pestë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Ulpiana 0:4 Gjilani
Prishtina 0:1 Dukagjini