Gjilani në pritje të 67 mostrave të testuara për koronavirus

Gjilani në pritje të 67 mostrave të testuara për koronavirus

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka folur rreth gjendjes me koronavirus, pas shpërthimit të rasteve të fundit në këtë komunë.

Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim pasi Komiteti për menaxhimin e emergjencave e ka në kontroll të plotë situatën.


“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për COVID-19, do të dalin nesër. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta. Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komuna e Gjilanit ka 72 raste të konfirmuara, prej tyre një me përfundim fatal.

 

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: