Gjilani ndal Drenicën, Ballkani merr kreun e tabelës

Gjilani ndal Drenicën, Ballkani merr kreun e tabelës

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10 në Superligën e Kosovës, ku derbin mes Gjilanit e Drenicës e ka fituar skuadra nikoqire.

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2:1, ku heroi te skuadra gjilanase ishte sulmuesi 34 vjeçar Gerhard Progni me dy golat e tij në minutat 65’ dhe 79’, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm për skuadrën e Drenicës e shënoi sulmuesi Baton Zabërgja në minutën e 83’ të ndeshjes.

Kurse, në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit pas 90’ minutave nuk ka fitues, pasi që rezultati final i ndeshjes ishte i barabartë 0:0.


Me pikët e reja, skuadra e Gjilanit tani renditet në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Ballkani merr kreun e tabelës me gjithsej 18 pikë të arkëtuara, kurse Dukagjini renditet në pozitën e tetë me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Dukagjini 0 – 0 Ballkani

Gjilani 2 – 1 Drenica

Lexo edhe

Video

error: