Gjilani është kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, mposht Ballkanin

Gjilani është kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, mposht Ballkanin

Ka përfunduar derbi mes skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Gjilanit, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluara skuadra mysafire ka arritur të arkëtojë pikët e plota.

Skuadra e Gjilanit ka arritur si mysafire ta mposht Ballkanin me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm në ndeshje, dhe të fitores për skuadrën e Gjilanit e shënoi sulmuesi shqiptar Gerhard Progni në minutën e 77’.


Me këtë fitore, Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës si kampion, duke arkëtuar gjithsej 35 pikë në vendin e parë.

Në anën tjetër, skuadra e Ballkanit tani zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Superligës së Kosovës për stinorin vjeshtor.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Gjilanit.

Lexo edhe

Video