Gjilani e mposht Feronikelin, fitojnë edhe Malisheva e Dukagjini

Gjilani e mposht Feronikelin, fitojnë edhe Malisheva e Dukagjini

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 kundër Feronikelit, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe skuadra e Malishevës, e cila e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Ulpianës, ndërsa me rezultat të njëjtë fitore ka shënuar edhe Dukagjini kundër Drenicës.

Me pikët e reja, skuadra e Gjilanit zë vendin e dytë në tabelë me 55 pikë të arkëtuara, pesë sosh larg vendit të parë Ballkanit, kurse skuadra e Dukagjinit zë vendin e tetë me 35 pikë të tubuara.


Ndërkaq, me fitoren e sotme Malisheva zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 37 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Ulpianës që renditet në vendin nëntë me 24 pikë tubuara.

Rezultatet e ndeshjeve e sotme në Superliga e Kosovës.

Drenica 0:1 Dukagjini

Gjilani 5:1 Feronikeli

Malisheva 1:0 KF Ulpiana

Lexo edhe

Video