Gjilani e fiton derbin lokal ndaj Dritës

Gjilani e fiton derbin lokal ndaj Dritës

Derbi lokal i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i ka takuar skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i ka takuar Gjilanit që ka triumfuar me rezultat 2-0, raporton KosovaPress.


Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në pushim e skuadrave pati një përplasje ndërmjet dy tifozerive gjë e cila bëri që pjesa e dytë të filloje me disa minuta vonesë.

Në pjesën e dytë Gjilani u tregua skuadër më cinike dhe realizoi dy gola.

Fillimisht Progni shënoi për 1-0 në minutën e 66; dhe më pastaj edhe Kelmendi që realizoi në minutën e 89’ të ndeshjes.

Lexo edhe

Video