Gjilani-Drita, rivalët lokal ballafaqohen sot në derbin e xhiros së 33-të

Gjilani-Drita, rivalët lokal ballafaqohen sot në derbin e xhiros së 33-të

Xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me tri ndeshje shumë të rëndësishme e ku vëmendja kryesore do të jetë në derbin lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Të dy skuadrat janë në garë për vendin e dytë në tabelë dhe momentalisht kanë vetëm dy pikë diferencë në të mirë të skuadrës së Dritës, raporton KosovaPress.


Dy ballafaqimet tjera anë Dukagjini-Ulpiana dhe Prishtina-Feronikeli.

Të tri ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Lexo edhe

Video