Gjilan, 11 anëtarë të familjes se të prekurës me koronavirus rezultuan pozitivë

Gjilan, 11 anëtarë të familjes se të prekurës me koronavirus rezultuan pozitivë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga të gjitha mostrat e marra në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri nga Vrapçiqi, si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe pse e cilësoi si lajm të keq ai apeloi të qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kanë marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.


Ai theksoi se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë dje, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

“Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik Spitalin Regjional dhe QKMF në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë. Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!”, shkroi Haziri.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: