Gjigandi italian në bisedime me Vlahovic, nuk konsiderohen ofertat nga Arsenali dhe Tottenhami

Gjigandi italian në bisedime me Vlahovic, nuk konsiderohen ofertat nga Arsenali dhe Tottenhami

Gjigandi italian Juventus është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinas Dusan Vlahovic, raporton “Sky Sports Italy”.

Po ashtu, raportohet se agjentët e sulmuesit serb nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë nga dy klubet londineze Arsenal dhe Tottenham, përcjell KosovaPress.


“Zonja e Vjetër” është në bisedime që të zbresin çmimin që po e kërkon Fiorentina për Vlahovic, i cili besohet të jetë në regjionin e 70 milionë eurove.

Krerët e Fiorentinas dëshirojnë ta largojnë 21 vjeçarin serb këtë muaj nga skuadra, që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij, pasi që Vlahovic ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit të kontratës së tij, dhe nuk ka shprehur dëshirën që ta rinovojë atë me klubin italian.

Këtë sezon, në 24 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për Fiorentinan, Dusan Vlahovic ka regjistruar plot 20 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video