Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një numër të konsiderueshme të shkeljeve në financimin e federatave sportive nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos nga procesi i përfitimit nga Ligji i sponsorizimeve si dhe mbështetja financiare e federatave sportive në mënyrë direkte nga ana e MKRS-së.
Duke shpalosur të dhënat nga raporti, anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Mirlinda Tishukaj-Sadiku tha se Zyra e Auditmit ka konstatuar se nga lëshimet në këto dy procese, buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 1.5 milion euro.
Ndërsa, drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj deklaroi se tashmë ka disa raste kur kompanitë janë detyruar që t’i kthejnë paratë që nuk i kanë paguar si tatim duke u mbuluar me Ligjin e Sponsorizimit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...