Gjermania vendos deri 25 mijë euro gjobë për ndezjen e skarës në ballkon
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Temperaturat e larta, gati vere, na kanë joshur të gjithëve jashtë, çka do të thotë gjithashtu se sezoni i pjekjes ka filluar, por nëse jetoni në Gjermani dhe dëshironi të përdorni skarën në ballkonin tuaj duhet të ndiqni rregullin e ri nëse nuk doni të merrni gjobë. Mediat gjermane shkruajnë se problemi më i madh është te skara me qymyr. Përkatësisht, tymi i tepërt nga një skarë me qymyr jo vetëm që mund të shkaktojë bezdi për fqinjët tuaj, por ju gjithashtu mund të shkelni ligjet gjermane për mbrojtjen e mjedisit.

Nëse pjekja në skarë shkakton dëmtim të mjedisit për shkak të tymit të tepërt, mund të vendosen gjoba deri në 25 mijë euro. Përveç kësaj, nëse e bëni shpesh, mund të çojë edhe në çështje gjyqësore. Mediat gjermane paralajmërojnë se qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos shkaktojnë probleme serioze dhe të respektojnë rregulloret në fuqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024