Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Gjermania shtrin ndihmat për kompanitë deri në fund të shtatorit

Gjermania shtrin ndihmat për kompanitë deri në fund të shtatorit

Gjermania do të shtrijë mbështetjen ekonomike për kompanitë e prekura nga pandemia e virusit korona deri në fund të shtatorit, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të kthehen në “këmbët e forta” kur kriza të ketë mbaruar, njoftoi sot qeveria në Berlin.

Ndihma, për të cilën kompanitë në ekonominë më të madhe evropiane mund të aplikonin me kusht që të provonin se kriza kishte ndikuar negativisht në të ardhura, duhet të kishte skaduar në fund të qershorit, raporton Reuters.

“Ky është një sinjal i rëndësishëm, në mënyrë që të gjitha kompanitë të mund të ecin përpara shpejt përsëri pas krizës,” tha ministri i Ekonomisë Peter Altmeier në një deklaratë.

Sipas ministrisë, më shumë se 105 miliardë euro janë vënë në dispozicion të kompanive në fillimin e krizës së koronavirusit.


Qeveria gjermane gjithashtu ra dakord sot të zgjasë programin special të kompensimeve për punën me kohë të pjesshme deri në fund të shtatorit, në mënyrë që të zbutet efekti i pandemisë në tregun e punës.

Programi lejon punëdhënësit të transferojnë punonjësit në punë me kohë të pjesshme gjatë rënies ekonomike në mënyrë që t’i mbajnë ata në listën e pagave, përkatësisht në marrëdhëniet e punës, ku qeveria subvencionon shumën deri në pagën e tyre me kohë të plotë.

Qëllimi i programit është të parandalojë goditjet si kriza e koronës, të cilat çojnë në papunësi masive.

Qeveria ka caktuar rreth 32 miliardë euro për punë me kohë të pjesshme, sipas Reuters.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: