Gjermania mbështet konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gjermania mbështet konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Në komunikatën ministrore thuhet se fillimisht, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.


Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjithashtu Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe përgëzoi për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikiueshme. Me interesim të shtuar për të bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë..

Lexo edhe

Video

error: