Gjermania kërkon hapa të menjëhershëm për vendosjen e qetësisë në veri

Gjermania kërkon hapa të menjëhershëm për vendosjen e qetësisë në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar për gjendjen në veri të Kosovës, pas masës së reciprocitetit për targa të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Në një shkrim në Tëitter, Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, se duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në pjesën veriore të Kosovës.


Giacobbe gjatë takimit me Kurtin ka folur mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera.

“Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.

Qytetarët serbë kanë bllokuar që nga e hëna rrugët në këto dy pikë kalime kufitare.

Lexo edhe

Video