Gjermania gjunjëzon Serbinë, shpallet kampione e botës në basketboll

Gjermania gjunjëzon Serbinë, shpallet kampione e botës në basketboll

Kombëtarja e Gjermanisë në basketboll e ka mposhtur Serbinë në finale për ta fituar trofeun e parë të Kupës së Botës në basketboll.

Në përballjen që u zhvillua në “Mall of Asia Arena” në Filipine, Gjermania ishte shumë e fortë për Serbinë, duke e mposhtur me shifrat 83:77, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll e barabartë 47:47, ndërsa çereku i tretë i ndeshjes ishte vendimtar për gjermanët, që krijuan një epërsi prej 12 pikëve (22:10).


Serbia nuk ia doli ta rikthente rezultatin në favor të saj, edhe pse në çerekun e katërt avanconte 20:14.

Në fund, Gjermania e gjunjëzoi Serbinë, duke e mposhtur 83:77 (23:26, 24:21, 22:10, 14:20).

Më meritorët e fitores së Gjermanisë ishin Dennis Schroder me 28 pikë, dy kërcime e dy asistime dhe Franz Wagner me 19 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Gjermania për herë të parë shpallet kampione e botës në basketboll.

Lexo edhe

Video